Aksident i rëndë, përplasen 8 makina në dalje të tunelit

Mbrëmjen e sotme një aksident i rëndë rrugor, ku janë përfshirë 8 automjete, është regjistruar në autostradën Tiranë-Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në dalje të tunelit në drejtim të Tiranës, shumë pranë Bërzhitës. Në vendngjarje ndodhen aktualisht dy ambulanca, dy zjarrfikëse dhe policia.

Kryesisht nga aksidenti ka dëme materiale, por dy persona po marrin ndihmë mjekësore në ambulancë.

Shkak mbetet shpejtësia pasi makina e parë ka stopuar dhe të tjerat kanë pësuar goditje në seri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?