Aksident me humbje jete, kamionçina përplaset trafik-ndarësen dhe del nga rruga

Në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja, ka ndodhur një aksident i rëndë. Një mjet tip kamionçinë, me targa AB498L Y është përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i kamionçinës ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të është në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë nga automjeti, pasi kabina e kamionçinës është dëmtuar rëndë dhe personi i mbetur brenda nuk mund të nxirret lehtësisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?