Aksident me vd*kje në aksin Peqin–Rrogozhinë

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Peqin–Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Sinaballaj, ku një këmbësore 82-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një automjet.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, shtetasi D. K., 58 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke aksidentuar shtetasen M. K., 82 vjeçe, e cila ndodhej në rrugë në momentin e ngjarjes.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave që çuan në këtë ngjarje fatkeqe. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi shkaqet e mundshme, por dyshohet se humbja e kontrollit mbi mjetin ka qenë faktori kryesor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka nisur procedurat për ekspertizën teknike të automjetit dhe marrjen në pyetje të drejtuesit, ndërsa trupi i viktimës është transportuar për ekzaminime mjeko-ligjore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?