Aksident në aksin Lezhë–Milot, tre automjete përplasen me njëra tjetrën

Një aksident rrugor u regjistrua mëngjesin e kësaj të marte pranë kryqëzimit të Ishull-Lezhës, përgjatë superstradës Lezhë–Milot, ku u përfshinë tre automjete.

Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale dhe jo lëndime në njerëz.

Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të jetë një automjet tip “Audi” që ka hyrë papritur nga një rrugë dytësore në superstradë, duke u goditur nga një makinë që po udhëtonte në drejtim të Lezhës. Përplasja përfshiu edhe një automjet të tretë, i cili ndodhej menjëherë pas mjetit të dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia Rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?