Aksident në aksin Mbreshtan-Pashalli, kamionçina del nga rruga. Plagosen 4 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Mbreshtan-Pashalli, ku një mjet tip xhip-kamionçinë me targë “AA 488 EK” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke rënë nga një lartësi në një përrua. Ngjarja është shënuar në vendin e quajtur “Rezervuari”.

Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi Kastriot Çuka, 59 vjeç, si edhe tre pasagjerët që udhëtonin me të. Të plagosurit janë nxjerrë nga automjeti me ndihmën e forcave të policisë dhe më pas janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku po marrin mjekimin e nevojshëm për shkak të plagëve të marra.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Sipas pamjeve filmike të siguruara nga vendngjarja, vihet re se segmenti rrugor ka mungesë ndriçimi, është i dëmtuar pothuajse në të gjithë gjatësinë e tij dhe paraqet kthesa të forta, çka e bën akoma më të rrezikshëm qarkullimin në këtë zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?