Aksident në autostradën Lushnjë–Fier, plagoset rëndë një person

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e sotme në autostradën Lushnjë–Fier, pranë fshatit Savër.

Një fuoristradë me targa AC 099 XC, gjatë tentativës për të kryer një parakalim, është përplasur në pjesën e pasme të një kamioni. Nga përplasja ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i automjetit, i cili u transportua me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po punon për menaxhimin e qarkullimit të rënduar dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?