Aksident në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qarkun e Shkodrës, me pasojë dy të plagosur.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 16:00, në fshatin Rrjoll, në Malësinë e Madhe.

Burime zyrtare nga policia vendore thanë se shoferi N. P., duke drejtuar një automjet tip kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi N. P., si dhe pasagjeri G. P., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën”, bëri me dije policia pas hetimeve paraprake.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkaku i aksidentit mbetet i panjohur, teksa pritet dëshmia e të dëmtuarve dhe ekspertimi auto-teknik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?