Aksident, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti në rrugën “Poliçan-Berat”, në vendin e quajtur Ura e Vodicës. Shtetasi E.B, 34-vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit, si dhe janë dëmtuar dy pasagjerët që ndodheshin në automjet, shtetasit A.E, 36-vjeç, dhe K.G, 37-vjeç, të cilët janë transportuar në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?