Aksident tragjik në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësoren
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësore në zonën e ish-sheshit Shqiponja.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
“Më datë 01.12.2025, rreth orës 06:20, tek ish-Sheshi Shqiponja, automjeti me drejtues shtetasin D. M., rreth 30 vjeç, ka përplasur këmbësoren A. H., rreth 49 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale”, njofton policia.
KOHA JONË SONDAZH

