Aksidentuan për vdekje punonjësin e pastrimit në aksin “Elbasan-Peqin”, arrestohen dy persona

Dy persona janë vënë në pranga, pas vdekjes së punonjësit të pastrimit mbrëmjen e djeshme në aksin “Elbasan-Peqin”.

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për aksidentin në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit B. D., 61 vjeç dhe P. B., 43 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Shtetasi B. D., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka përplasur automjetin që shtetasi P. B. e kishte pozicionuar gabim dhe më pas ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin K. D., 60 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi posedonte një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Swiss Digital Mobile Reklama

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit N. R., 45 vjeç dhe A. R., 31 vjeç (vëllezër), pasi janë konfliktuar fizikisht me një 28-vjeçar, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. I., 39 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasi V. Zh., 42 vjeç, se 39-vjeçari i ka dërguar mesazhe fyese në rrjete sociale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?