“Angela Merkel”, standard i ri arsimor në Kamëz. Shkolla, ndihmë e qeverisë gjermane

Shkolla “Angela Merkel” në Kamëz hapi dyert për të pritur 1300 nxënës të cilët nisën rrugën e tyre drejt dijes me kushte dhe standarde europiane.

Shkolla, e ndërtuar me mbështetjen financiare të qeverisë gjermane, ofron kushte bashkëkohore për mësimdhënie, përfshirë klasa moderne, bibliotekë, palestër, ambiente të gjelbra si dhe një strukturë arkitekturore të hapur që nxit bashkëpunimin dhe kreativitetin mes nxënësve.

Investimi prej 14.5 milionë eurosh është pjesë e programit të rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019 dhe është financuar nga qeveria federale gjermane përmes Bankës Gjermane për Zhvillim. Në kuadër të këtij programi janë ndërtuar tre shkolla të reja në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkolla “Angela Merkel” përfaqëson gjithashtu një model të ndërtimit të qëndrueshëm. Ajo është pajisur me panele diellore dhe përmban një planifikim të avancuar që redukton ndjeshëm konsumin e energjisë, duke dhënë një shembull konkret për mbrojtjen e mjedisit dhe klimës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë Ministrja e Arsimit dhe i Ngarkuari me Punë i Ambasadës Gjermane në Shqipëri.

Gjermania, me ndihmën e bashkëpunimit të saj për zhvillim dhe të Bankës Gjermane për Zhvillim, ka qenë në krah të Shqipërisë në këtë rrugë të rindërtimit. Kjo shkollë ju përket juve, një investim në të ardhmen tuaj, në arsimimin tuaj, ëndrrat tuaja dhe aftësinë për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë në zemër të Evropës.

Përfaqësuesi gjerman ritheksoi angazhimin e Gjermanisë për të mbështetur Shqipërinë në proceset e saj të reformave, zhvillimit dhe integrimit në Bashkimin Evropian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?