Apeli e rikthen në qeli, Dako përfundon në spital

Pas tetë muajsh qëndrimi në paraburgim dhe gati 18 të tjerë në arrest shtëpie, ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, do të kthehet sërish në qeli. Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të nëntorit 2024 për dënimin me 4 vjet burg të Dakos për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Vangjush Dako pasi mori vesh lajmin, përfundoi në spital. Ai ka kaluar aritmi pas vendimit dhe më pas e kanë gjetur në spital. Vangjush Dako tashmë do t’i dorëzohet burgut. Apeli i GJKKO rrëzoi ankimimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?