Arrestohen 4 persona e hetohen 6 të tjerë pas protestës para Kryeministrisë
Katër persona janë arrestuar dhe gjashtë të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë në lidhje me ngjarjet e ndodhura dje në protestën e opozitës përpara Kryeministrisë.
Në fund të fjalimit të kreut të PD Sali Berisha, protestuesit hodhën bomba molotov në drejtim të derës së Kryeministrisë duke ndezur ambientet e jashtme të godinës.
Përplasje të protestuesve pati edhe me policinë. Nga shpërthimi i molotovit raportohet për 2 efektivë të lënduar, por edhe një simpatizant i opozitës u përfshi nga flakët e lëndës ndezëse.
KOHA JONË SONDAZH

