Arrestohet 18-vjeçari që vrau me thikë Ulqinakun
Kronikë E Hënë, 22 Gusht 2022 19:32
Pas 6 ditëve arrati, Horgito Peqini, autori 18-vjeçar i vrasjes së Madrit Ulqinakut është arrestuar këtë të hënë nga Policia e Shtetit. Së bashku me të është shoqëruar edhe 33-vjecari i identifikuar si K.S. Horgito është nipi i Eduart Peqinit, i njohur ndryshe si “Mandela” i Elbasanit, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm për shkak të krimeve që ka kryer në vitin 1997-të.