Arrestohet efektivi i policisë, vodhi 30 mijë euro
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se ditën e mërkurë është vënë në pranga një efektiv policie në Cërrik, pasi akuzohet për veprën penale të vjedhjes.
Inspektor G. N., 24 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi pranë Komisariatit të Cërrikut u arrestua në kushtet e flagrancës pas kallëzimit të bërë nga shtetasi S. K. i cili pretendon se gjatë një kontrolli të ushtruar pranë familjarëve të tij i ishte vjedhur një shumë prej 30 mijë euro në ambientet e jashtme të banesës.
KOHA JONË SONDAZH

