Arrestohet i riu shqiptar në Itali, ju gjendën 3.4 kg drogë
Një 24-vjeçar shqiptar me banim në Sansepolcro është arrestuar për posedim të sasive të mëdha të drogës. Operacioni u krye nga oficerët e policisë Citta di Castello. I riu, me origjinë nga Shqipëria, është banor i qytetit Biturgense, por në këtë periudhë me banim në zonën e afërt të Tifernate.
Hetimet u përqendruan tek ai kur u gjetën 3 kg e 400 gram kokainë. Menjëherë hetuesit identifikuan shtetasin shqiptar si përgjegjës për posedimin e drogës. I riu u arrestua dhe u dërgua në kazermë.
24-vjeçari u arrestua me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim tregtimin dhe u transferua në burgun e Capanne në dispozicion të organeve gjyqësore.
Duke pasur parasysh sasinë e madhe të drogës së sekuestruar, hetimet janë ende në vijim.