Arrestohet në Shkodër një 43-vjeçar që trafikonte emigrantë drejt Malit të Zi

Policia e Kufirit në Shkodër ka arrestuar një 43- vjeçar që ndihmonte emigrantë nga vendet e treta të kalonin paligjshëm kufirin drejt Malit të Zi, kundrejt pagesës 400- 500 euro për person.

Ai u kap në flagrancë në fshatin Vukpalaj, duke transportuar me automjet 6 emigrantë, tre nga Siria dhe tre nga Egjipti.

Njoftimi:

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër

Swiss Digital Mobile Reklama

Finalizohet operacioni policor i koduar “Borders 4”.

Vihet në pranga një 43-vjeçar që ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës 400-500 euro, për të kaluar kufijtë, në mënyrë të paligjshme.

43-vjeçari u kap në flagrancë, në fshatin Vukpalaj, duke transportuar me automjet, 6 emigrantë (3 nga Siria dhe 3 nga Egjipti), që synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi.

I arrestuari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Sekuestrohen automjeti me të cilin ai transportonte emigrantët dhe celulari i tij.

Shërbimet e Policisë Kufitare, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufijve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Borders 4”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:

-K. Ll., 43 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndihmonte duke i transportuar me automjet kundrejt pagesës 400-500 euro për person, emigrantë nga Vendet e Treta, që hynin ilegalisht në Shqipëri, nga Qafë Bota, dhe më pas synonin të kalonin në Mal të Zi.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?