Arsenali i armëve në ”kështjellën” e Martinajt mbetet jetim

Se ku është Ervis Martinaj, do të mbetet mister, ndoshta edhe përjetë. Në përfundim të 100 ditëshin që kishte drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku si kohë për të përmirësuar rendin, ndër to edhe për të dhënë përgjigje se çfarë u bë me Martinajn, sot kemi vetëm një aksion propagandistik.

Armë dhe municione luftarake u zbuluan djetë hënën në Fushë Kuqe, konkretisht në banesat e Ervis Martinajt dhe dy xhaxhallarëve të tij, Faik dhe Rakip Martinajt. Për këtë aksion, nuk ka asnjë të shoqëruar, apo të arrestuar. Armët e municionet u zbuluan të futura në kosheret e bletëve në një ambient të përbashkët të familjes Martinaj. Dy xhaxhallarët e të shumëkërkuarit ndodheshin prezent.

Organi i akuzës në Kurbin shprehen se urdhri është dhënë për kontrolle të befasishme, dhe se është kopetencë e Policisë për të kryer veprime të mëtejshme në lidhje me sendet e jashtëligjshme të gjetura. Por përse u bë në këto momente ky aksion dhe jo më parë, kur përflitet se Martinaj ka vdekur? Dhe më kryesorja, çfarë i shërben pyetjes se çfarë u bë me fatin e Martinajt? Policia është pllakosur nga heshtja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë çështje, gazetarët sot e pyetën ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën por nuk iu përgjigj, duke thënë se ministri përgjegjës për këtë është ai i Brendshëm Bledi Çuçi. “Unë jam ministër i Drejtësisë i Qeverisë Rama dhe besoj fort në ndarjen e pushteteve dhe me këtë çështje po merret policia dhe institucionet përgjegjëse. Edhe për Policinë ka një ministër përgjegjës dhe ai Bledi Çuçi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?