Arsimi në fokus, kryebashkiaku Llatja: Gjimnazi “Dhaskal Todri” përgatitet për rikonstruksion tërësor

Gjimnazi i njohur “Dhaskal Todri”, një nga institucionet arsimore më të rëndësishme në qytetin e Elbasanit, do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë brenda vitit 2025. Ky investim i Bashkisë së Elbasanit vjen si përgjigje ndaj nevojave urgjente të nxënësve dhe stafit pedagogjik për ambiente më moderne dhe standarde më të larta mësimdhënieje.
Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, bëri të ditur se përmes këtij projekti do të transformohen të gjitha hapësirat ekzistuese, duke krijuar kushte të reja bashkëkohore për zhvillimin e procesit arsimor.
Me rikonstruksionin e paralajmëruar, 607 nxënës dhe 42 mësues do të përfitojnë, klasat e mësimit të rinovuara dhe të pajisura me teknologji bashkëkohore, laboratorë funksionalë për shkencat natyrore,sisteme të përmirësuara të ngrohjes, dhe sigurisë, si dhe mjedise të jashtme të rehabilituara.

Bashkia e Elbasanit mbetet e angazhuar në rritjen e cilësisë së arsimit dhe krijimin e kushteve sa më të mira për brezat e rinj, duke e kthyer shkollën publike në një prioritet të padiskutueshëm të zhvillimit të qytetit. LK

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?