Artan Hoxha: Aldi Rama ka një plumb në cep të ballit, mund ta ketë marrë…
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka ngritur dyshimet se Aldi Rama që ekzekutoi oficerin Saimir Hoxha, nuk ka dashur të vrasë veten.
I ftuar në studion e “Radari Informatvi”, Hoxha tha se 21-vjeçari ka një plumb në cepin e ballit dhe se këtë plagë mund t’ja ketë shkaktuar vetes aksidentalisht.
”Ka marrë një plumb ne cepin e ballit. Nuk është zonë që qëllojnë veten personat kur bëjnë vetëvrasje. Vetëvrasjet bëhen ose poshtë mjekrës ose anash. Ideja është që të godasësh të vdesësh direkt jo të vuash. Por vendi i të shtënës tek ai, e ka në një pozicion tjetër, pra një rast jo i zakonshëm i vetëvrasjes. Nuk e kanë ditur se ka ngelur në kanal. Mund të ketë qëndruar edhe mbi 30 minuta i plagosur. E kanë gjetur të plagosur pa ndjenja”.