Asnjë gjurmë për 26-vjeçarin që ra në lumin Seman
Vijojnë kërkimet për makinën tip Golf që dyshohet se ka rënë në lumin Seman në Fier. Polumbarët kanë kërkuar mbylljen e digës së Gramshit, hapja e së cilës ka shtuar mbi një metër nivelin e lumit Seman duke vështirësuar kërkimet për gjetjen e mjetit.
Poshtë urës së Mbrostarit janë gjetur dhe pjesë të përparme të mjetit, gjë që përforcon dyshimet se mjeti ndodhet në lumë.
Më parë, aty pranë policia gjeti dhe targën e makinës. Sipas verifikimeve të bëra nga policia, ka rezultuar se makina ishte marrë me qira nga 26 vjeçari Mateo Lika.