AUDIO/ Ibrahim Lici thyen heshtjen: Jam i lirë në Turqi! S’kam lidhje me vrasjen

Nga Tuqia, i kërkuari nga autoritet policore, Ibrahim Lici ka hedhur poshtë lajmin se është arrestuar. Lici sqaron se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Endri Mustafës, ndërsa shton se kamerat e sigurisë dhe telefoni vërtetojnë se ishte në Tiranë në momentin e vrasjes. I riu i familjes Lici, thekson se është në kërkim veç për t’u marrë në pyetje, kjo si person që mund të ketë informacion për rrethanat e hetimit.

“Jam i lirë. S’jam arrestuar. Lidhur me ngjarjen për të cilën akuzohem për vrasjen e Endri Mustafës, kam dorëzuar kamerat në prokurori dhe qelizat telefonike që vërtetojnë që unë kam qenë në Tiranë në momentin që ka ndodhur krimi.

Kjo është vërtetuar. Unë pres vendimin e gjykatës për të zbardhur ngjarjen dhe për të cuar para drejtësisë autorët e vërtetë. Edhe për vrasjen e vëllezërve Bilali, s’kam qenë asnjëherë nën hetim nga prokuroria dhe jam shpallur në kërkim policor vetëm si person për t’u marrë në pyetje se mund të kem dijeni për rrethanat e hetimit.

S’kam pasur asnjëherë konflikt me vëllezërit Bilali dhe është shumë e çuditshme si kërkohet ekstradimi në një kohë që s’jam arrestuar. I bëj thirrje policisë të dalë në deklaratë se kur dhe ku më kanë arrestuar. Jam i lirë, jetoj i lirë në Turqi dhe pres të zbardhet ngjarja nga drejtësia”.

SHKARKO APP