Aventura që i mori jetën 34-vjeçarit
Dy shokë nga një darkë në Tiranë, shkuan në llixhat e Elbasanit, por aty humbi jetën 34-vjeçari Alban Pashallari. Ai së bashku me mikun e tij po lëviznin me një mjet, të cilin e parkuan në rrugë dhe rreth orës 22:00 të së enjtes shkuan pranë hotelit ku qëndrojnë personat që kanë nevojë për ujërat termale.
Ndonëse nuk ishin klient në hotel, dy djemtë më nënyrë klandestine, zgjodhën të qëndronin jashtë. Ata hapën rubinetin vetë për të mbushur vaskën me ujëra termalë.
Por teksa qëndronte në llixha, shoku ka vërejtur se Pashallari ishte në gjendje gjumi dhe kërkoi ndihmë. Para grupit hetues, ai ka zbuluar se hëngrën darkë në Tiranë, morën birra dhe u futën në ujë. Por kur shoku nuk iu përgjigj, e zuri paniku dhe nisi të bërtasë dhe njoftoi shërbimet e urgjencës.
Dy qytetarë që ishin në hotel u bënë dëshmitar të ngjarjes, ndërsa treguan se kishin dëgjuar britma që vinin nga jashtë. ”Dëgjuam britma jashtë gjatë kohës që ishim në gjumë. Kur u ngritëm, dolëm dhe pamë që një i ri ishte në gjendje asfiksie te njëra nga vaskat”.
Alban Pashollari pësoi arrest kardiak dhe ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Elbasanit.