Avokati Ngjela thirrje Kurtit: Mos bëj lëshime ndaj Serbisë

Avokati Spartak Ngjela ka një thirrje për kryeministrin Albin Kurti. Në një intervistë për ”Euronews Albania” ai i sugjeroi kryeministrit të Kosovës të rezistojë e të mos bëjë lëshime ndaj Serbisë.

”Ne e kemi fituar luftën në vitin 99’ dhe unë u bëj thirrje atyre të qëndrojnë për të ruajtur dinjitetin e kombit të tyre sepse ka shumë filoserbë brenda. Gjithë çështja është se të rrahurit duan rrahësin shpesh, jo të gjithë, por ka nga ata që vuajnë psiqikisht”,-tha Ngjela.

Po ashtu avokati tha se e sheh rezistencën e qeverisë së Kosovës dhe nuk ka asgjë kundër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?