Bajram Begaj pret Edi Ramën në presidencë për mandatimin e qeverisë së re

Pas çeljes së legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, presidenti i Republikës Bajram Begaj ka thirrur në presidencë kryeministrin Edi Rama me qëllim mandatimin e qeverisë së re.
Begaj do të mandatojë Edi Ramën për kryeministër, e më pas kabineti qeveritar i përgatitur tashmë nga ky i fundit, duhet të kalojë në Kuvend për votim së bashku me programin elektoral qeverisës.

Më pas, kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet përsëri presidentit Begaj me qëllim dekretimin e të 16 emrave të kabinetit qeveritar. Po ashtu të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të betohen përpara presidentit të Republikës për mbajtjen e detyrës për 4 vitet e ardhshme.

Kujtojmë që ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama shpalli dhe emrat që do të formojnë skuadrën “Rama 4” për këtë mandat 4-vjeçar. Bëhet fjalë për 17 ministri, njëra prej të cilave si asnjëherë më parë, do të drejtohet nga një ministër virtuale Diella, e cila do të jetë shërbyesja e prokurimeve publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë nga kabineti i vjetër, janë larguar 8 ministria, të cilët janë angazhuar në poste të tjera, përveç Bora Muzhaqit e cila do të mbetet deputete. Pesë ministra rikonfirmohen në të njëjtat dikastere, pa ndryshime, ndërsa 4 lëvizin në Ministri të ristrukturuara, ndërsa rikthimi më i ri në drejtimin e një digasteri është Elisa Spiropali.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?