Bamir Topi për Fatos Nanon: Tejkaloi pozicionin politike dhe më votoi si President, shmangu krizën
Ish-presidenti Bamir Topi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos. Ai ka kujtuar kohën kur Nano sipas tij shmangu një krizë, kur e votoi atë për president të vendit. ”Personalisht i jam mirënjohës, pasi tejkaloi pozicionin e tij politik për të më votuar si President të Republikës, duke shmangur krizën politike e kushtetuese”.
Postimi i plotë
Keqardhje për ndarjen nga jeta të z. Fatos Nano.
Nano ishte një politikan qytetar, liberal dhe komunikues modern në politikë e në shoqëri.
Sjellja e tij politike me kundërshtarët ishte plot predispozicion për dialog e kompromis.
Personalisht i jam mirënjohës, pasi tejkaloi pozicionin e tij politik për të më votuar si President të Republikës, duke shmangur krizën politike e kushtetuese.
U prehtë në paqen e përjetshme.
KOHA JONË SONDAZH

