Banorët po e blejnë ujin me lekë, UK: Kanë rënë prurjet

Thatësira që po vijon edhe gjatë muajit shtator po zgjat problematikën e banorëve të qytetit të Kukësit, të cilët nuk furnizohen me ujë të pijshëm.

Banorët e kateve të larta të pallateve, prej muajsh vuajnë mungesën e ujit, duke u detyruar të blejnë ujë për të mbushur depozitat e tyre. Qytetarët që jetojnë në katet e ulëta ankohen se furnizim është i pamjaftueshëm për nevojat e familjes.

Në lidhje me këtë situatë, jashtë kamerave, drejtues të ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve të Kukësit shprehen se rënia e prurjeve të burimeve të Lojmës dhe Kolosjanit si dhe shpërdorimi i ujit për vaditje nga fshatra për rreth qytetit shikohen si shkaktarët e kësaj situate.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?