Bashkia Elbasan drejt një zgjidhjeje afatgjatë për menaxhimin e mbetjeve organike

Në këtë fillimviti, kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, ka nisur takime me fokus çështjet mjedisore dhe përmirësimin e shërbimeve për komunitetin, duke i dhënë një rëndësi të veçantë menaxhimit të mbetjeve organike dhe të gjelbra. Në këtë kuadër, ai u takua me kryepleqtë dhe ndërlidhësit komunitarë për të diskutuar hapat konkretë drejt një zgjidhjeje afatgjatë për këtë problematikë.
Gjatë takimit u bë e ditur se ka nisur procesi i identifikimit të hapësirave urbane dhe rurale për krijimin e gropave të dekompostimit, të cilat do të shërbejnë për shndërrimin e mbetjeve të gjelbra në pleh organik dhe për uljen e ndjeshme të ngarkesës në koshat e mbetjeve.
Kryebashkiaku Llatja u bëri thirrje banorëve që të mos depozitojnë mbetjet e krasitjeve pranë koshave apo në vende të paautorizuara, duke rikujtuar se djegia e tyre është rreptësisht e ndaluar dhe ndëshkohet me ligj. Ai theksoi se respektimi i këtyre rregullave është thelbësor për ruajtjen e mjedisit dhe shëndetit publik.

“Menaxhimi i mbetjeve organike nuk është thjesht një detyrë institucionale, por një përgjegjësi e përbashkët me komunitetin. Përmes dekompostimit jo vetëm që reduktojmë ndotjen, por krijojmë edhe vlera të reja për bujqësinë dhe hapësirat tona të gjelbra,” u shpreh kryebashkiaku Gledian Llatja.

Ndërkohë, Llatja bëri të ditur se me miratimin e buxhetit, ndërtimi i Qendrës së Kompostimit është një nga prioritetet e Bashkisë Elbasan për vitin 2026, si një investim strategjik për menaxhimin modern dhe të qëndrueshëm të mbetjeve organike.
Në përmbyllje, kryebashkiaku Gledian Llatja u shpreh se vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve vendore dhe qytetarëve mund të arrihet një mjedis më i pastër dhe më i shëndetshëm për të gjithë, duke theksuar se angazhimi i përbashkët është çelësi i suksesit të çdo nisme mjedisore.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?