Bashkia Elbasan nis fushatën “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në familje dhe me bazë gjinore”

Bashkia Elbasan, në bashkëpunim me aktorët lokalë, zhvilloi një aktivitet sensibilizues në kuadër të lançimit të fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në familje dhe me bazë gjinore”, e cila synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe nxitjen e një debati të hapur në komunitet mbi këtë problematikë sociale.

Fushata, që do të zgjasë deri më 10 dhjetor, parashikon një sërë aktivitetesh informuese dhe ndërgjegjësuese, me fokus te Mekanizmi i Koordinuar i Referimit dhe te shërbimet mbështetëse që ofrohen në territorin e Bashkisë Elbasan për parandalimin, mbrojtjen dhe riintegrimin e rasteve të dhunës në familje.

Gjatë aktivitetit u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes institucioneve, organizatave dhe komunitetit lokal për të garantuar një reagim sa më efektiv ndaj rasteve të dhunës, si dhe nevoja për informimin e vazhdueshëm të qytetarëve mbi kanalet e raportimit dhe shërbimet e disponueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fushata “16 ditët e aktivizmit” vjen si një apel i fortë për zero tolerancë ndaj dhunës dhe një angazhim i përbashkët për të ndërtuar një komunitet më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë, veçanërisht për gratë dhe vajzat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?