Bashkia e Tiranës i vjen në ndihmë të moshuarit në situatë rruge, sistemohet në qendrën sociale

Fotoja e të moshuarit nga Fieri, në situatë rruge, në Tiranë, në rrugën Mine Peza, u bë virale në rrjete sociale.

Shërbimi Social i Bashkisë së Tiranës dhe Policia Bashkiake lokalizuan të moshuarin dhe e strehuan më pas në qendrën sociale “Strehëza”.

I moshuari u dërgua gjithashtu për kontrolle shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkia e Tiranës bën thirrje për këdo që shikon të tilla raste, të kontaktojë për asistencë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Na kontaktoni për çdo rast nevoje, sepse puna bëhet më mirë kur bashkëpunojmë me njëri-tjetrin”, shkruhet në njoftim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?