Beci në 113-vjetorin e Pavarësisë: Shkodra nderon simbolin e lirisë, krenari për çdo brez

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka përcjellë një mesazh krenarie në Ditën e Pavarësisë, duke vënë në qendër figurën e Luigj Gurakuqit dhe kontributin historik të Shkodrës në aktin themeltar të shtetit shqiptar.

“Shtatorja e Luigj Gurakuqit qëndroi më krenar se kurrë, i rrethuar nga simbolika e 40 delegatëve që vulosën Pavarësinë e Shqipërisë,” shkruan Beci, teksa thekson se Shkodra u bashkua sot nën ngjyrat kuq e zi për të nderuar simbolin e lirisë.

Ai shton se ngritja solemne e flamurit rikujton “sakrificën dhe amanetin që prej 113 vitesh mban të bashkuar çdo shqiptar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?