Beci: Pastrim dhe dezinfektim i Tregut të Rusit për siguri dhe higjienë
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka bërë të ditur se ekipet e Ujësjellësit janë angazhuar në terren për pastrimin, larjen dhe dezinfektimin e Tregut të Rusit.
Sipas tij, ky ndërhyrje realizohet në funksion të rritjes së standardeve të higjienës dhe garantimit të sigurisë, si për tregtarët ashtu edhe për qytetarët që frekuentojnë tregun çdo ditë. Bashkia Shkodër thekson se këto aksione do të vijojnë edhe në hapësira të tjera publike, si pjesë e kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin dhe mjedisin urban.
KOHA JONË SONDAZH

