Beci pret në zyrë “Banda Frymore Unike”: Urim i veçantë për ditëlindjen e profesor Bep Vjerdhës
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka pritur sot në zyrë të rinjtë e “The Door Albania – Banda Frymore Unike”, së bashku me administratorin Kastriot Faci, në një takim të mbushur me emocion dhe simbolikë. Arsyeja ishte e veçantë: festimi i ditëlindjes së profesor Bep Vjerdhës, i cili prej dy dekadash punon me përkushtim me këtë grup artistësh me aftësi ndryshe.
Beci u shpreh se këta të rinj janë shembull frymëzimi për qytetin, teksa me pasionin dhe talentin e tyre tregojnë se muzika kapërcen çdo barrierë. Ai vlerësoi rolin e profesor Vjerdhës, i cili ka transformuar këtë trupë në një formacion të spikatur që përfaqëson Shkodrën në skenat brenda dhe jashtë vendit.
Kryebashkiaku i uroi profesorit ditëlindjen dhe e falënderoi për kontributin e çmuar ndër vite, duke theksuar se Bashkia Shkodër do të vijojë të mbështesë këtë komunitet që meriton vëmendje, respekt dhe investim të vazhdueshëm./J.H/
KOHA JONË SONDAZH

