“Befasia” në Lezhë sekuestron 2 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak, 35-vjeçari vihet në pranga

Policia e Shteti, përmes një publikimi që ka bërë në mediat sociale njofton se në Lezhë është finalizuar operacioni i koduar “Befasia”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.
Vihet në pranga poseduesi i tyre.
Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje, Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, ka siguruar informacion se një shtetas mbante armë zjarri pa leje.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të këtij informacioni, është finalizuar operacioni policor i koduar “Befasia”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
B. N., 38 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë, 1 armë gjahu dhe sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?