Bejko komenton deklaratën e Yuri Kim: Drejtësia po godet krimin në nivele të larta

Anëtari i kryesisë së PD-së, Roland Bejko komenton deklaratat e ambasadores amerikane, Yuri Kim, teksa u shpreh se brenda gjirit të Foltores nuk ka respekt për fjalën e saj.

“Brenda gjirit të Foltores jo vetëm që nuk ka respekt për fjalën e saj por ka një ndjenjë marrie deri në urrejtje ndaj figurës së saj. Reagimi i Berishës është i vjetër, përsërit të njëjtat ide. Ka identifikuar armikun në SHBA”, u shpreh Bejko duke komentuar më pas deklaratën e saj për PD-në.

”Zonja ambasadore mbrëmë me thirrjen e vet, u kujtoi demokratëve që ta lënë pas të shkuarën që përfaqësohet nga Berisha dhe ndjekësit e tij. Janë ata që kanë një përgjegjësi të humbjens së PD me një rezultat të thellë në 2013. Perceptimi i votuesve ishte sepse ka pasur korrupsion të lartë në qeverisjen e Berishës. Nga ana tjetër ishte i njëjti stablishment që e çoi tek Basha dhe kur i duhej Berishës e mori përsëri me vete. Në këtë sens Kim u thotë demokratëve që mos vazhdoni të hani bar. PD dhe opozita është në procesin e metaforës që tha ambasadorja dhe është refuzuar nga Berisha”, tha Bejko.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?