Bënë kërdinë në fshatrat e Himarës, arrestohen tre hajdutë
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Himarë, si rezultat i hetimeve të thelluara dhe veprimeve intensive në terren, me fokus monitorimin e lëvizjes së shtetasve të dyshuar për krime kundër pronës dhe pasurisë dhe për armëmbajtje pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Break in”.
Si rezultat i këtij operacioni, u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: -E. G., 31 vjeç, banues në Sarandë; -D. R., 39 vjeç, banues në Sarandë; -K. H., 37 vjeç, banues në Finiq.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer disa vjedhje në territorin e bashkisë Himarë, konkretisht: -më datë 15.08.2025, dyshohet se kanë vjedhur 250 000 lekë, në banesën e shtetasit N. L., në fshatin Pilur; -më datë 27.08.2025, dyshohet se kanë vjedhur 1 300 000 lekë, në banesën e shtetasit A. B., në fshatin Piqeras; -më datë 19.09.2025, dyshohet se kanë vjedhur 200 000 lekë, në banesën e shtetasit Q. M., në fshatin Borsh; -më datë 20.09.2025, dyshohet se kanë vjedhur vegla të ndryshme pune, në banesën e shtetasit G. N., në fshatin Borsh.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. M., 18 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se ka patur dijeni mbi këtë aktivitet kriminal, por nuk ka kallëzuar.
Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej autorëve shtetasit E. G., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri kallashnikov, me silenciator, 2 silenciatorë të tjerë, 2 krehra pistolete dhe 1 krehër kallashnikovi, me fishekë, 68 fishekë, 4 celularë dhe veshje të dyshuara të përdorura gjatë vjedhjeve. Gjithashtu, u sekuestrua 1 automjet që dyshohet se është përdorur gjatë vjedhjeve.
Vijon puna hetimore për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Moskallëzimi i krimit”.
KOHA JONË SONDAZH

