Benet Beci dhe Haki Çako inspektojnë Urën e Bardhajve, e domosdoshme ndërhyrja për rehabilitim

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, kanë inspektuar nga afër Urën e Bardhajve, e cila prej vitesh ndodhet në gjendje të amortizuar.

Sipas kryebashkiakut Beci, ura ka pësuar grryerje të vazhdueshme nga lumi Kir, çka ka ndikuar ndjeshëm në strukturën e saj dhe e bën të domosdoshme ndërhyrjen për rehabilitim. Inspektimi në terren synon vlerësimin e situatës aktuale dhe përcaktimin e masave që duhen marrë për garantimin e sigurisë së banorëve dhe qarkullimit.

Bashkia Shkodër, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, pritet të ndërmarrë hapat e nevojshëm për rehabilitimin e urës, duke e konsideruar këtë ndërhyrje si prioritet për zonën dhe për parandalimin e rreziqeve të mëtejshme nga erozioni i lumit Kir./J.H/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?