Benet Beci: Shkarkime të kontrolluara nga HEC Koman dhe Vau i Dejës, situata nën monitorim

Si pasojë e rritjes së prurjeve në kaskadën e Drinit, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili thekson se aktualisht po shkarkohet një sasi prej 900 m³/sekondë, përveç prodhimit të energjisë elektrike.

Sipas Becit, shkarkimet po kryhen në mënyrë të monitoruar dhe të menaxhuar nga specialistët e hidrocentraleve, ndërsa Bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për territorin e bashkisë.

“Deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problematikë,” bën me dije kryebashkiaku, duke shtuar se situata po ndiqet hap pas hapi./J.H/

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi në Facebook: 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?