Berisha konfirmon: “Do shkoj, por hetimi është politik” , per “21 Janari” ne SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka konfirmuar sot se do të paraqitet nesër në SPAK për t’u pyetur lidhur me dosjen e 21 Janarit, ngjarje në të cilën humbën jetën katër protestues gjatë demonstratës së opozitës së asaj kohe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë një konference për shtyp, Berisha njoftoi se do të shkojë para prokurorëve të posaçëm, ndërsa e cilësoi procesin si të motivuar politikisht.

“Nesër do jem në SPAK. Ndonëse e deklaroj që sot që ky është një hetim politik. Kjo çështje është hetuar me ekspertë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, por mua nuk më kanë pyetur një herë,” u shpreh ai, duke shtuar se ftesa e prokurorisë vjen pas shumë vitesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha kujtoi rrethanat e protestës së 21 Janarit, duke përmendur se situata në atë ditë ka qenë e tensionuar dhe e dhunshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kam qenë 5-6 orë në rrethim, në përpjekje për të pushtuar kryeministrinë. Ajo ishte protesta më e dhunshme në historinë e vendit. Me qindra e mijëra gurë janë hedhur drejt gardistëve. Janë hedhur eksploziv, është përdorur një makinë për të thyer portën. Ligji e përcakton qartë reagimin e rojes kur goditet. Pa diskutim që do shkoj,” deklaroi kreu demokrat.

Hetimet për 21 Janarin janë rihapur nga SPAK pas kërkesave të vazhdueshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e përgjegjësve.

Deri në momentin e publikimit të lajmit, SPAK nuk ka dhënë një reagim zyrtar mbi detajet e thirrjes dhe procedurën e marrjes në pyetje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?