Berisha refuzoi thirrjet nga SPAK, Balla: 21 Janari test për drejtësinë, ka iku koha kur urdhërat e Prokurorisë nuk zbatoheshin
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës, duke e akuzuar këtë të fundit për shmangie nga drejtësia. Berisha tha sot se gjithçka po përdoret për propagandë, ndërsa theksoi se ai nuk ka marrë asnjë fletëthirrje për t’u paraqitur në SPAK në lidhje me ngjarjen e 21 janarit.
Kurse Balla u shpreh se “gënjeshtari, frikacaku dhe i keqi nuk fshihen dot gjatë, e vërteta i zbulon vetë”. Po ashtu Balla iu referua deklaratave të Berishës se nuk ka marrë fletëthirrje nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), por kjo e fundit sqaroi se ka dërguar në adresë të kryetarit të Partisë Demokratike dy urdhër-thirrje në lidhje me hetimet që po kryhen për çështjen e 21 Janarit 2011, ku katër protestues u vranë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Kreu i grupit të PS, nënvizoi se procesi gjyqësor për ngjarjet e 21 Janarit, tashmë i rihapur pas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut përbën “testin e së vërtetës” për drejtësinë shqiptare. ”Koha kur urdhërat e Prokurorisë nuk zbatoheshin ka përfunduar përgjithmonë”.
KOHA JONË SONDAZH

