Bisedat që fundosën oficerin e Antiterrorit, në kërkim të ”mallit” cilësor: Mi sjell 4-5 copë në Shqipëri? E kam transportin gati
Nga bisedat e zbërthyera nga aplikacioni SkyECC dalinkomunikimet e zhvilluara nga oficeri i Antiterrorit me persona të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Në përgjithësi, bisedat lidhen me gjendjen e mallit të mirë dhe të pastër (kokainë), ndërsa kërkohet edhe dërgimi i fotove për të parë cilësinë. Në një episod, Haxhiaj i kërkon një personi tjetër mundësinë për të futur në Shqipëri 4–5 “copë” (i referohet pakove të kokainës) për llogari të tij.
Pjesë nga dosja hetimore
Biseda e datës 10.02.2021
I. Haxhiaj: Po më thotë një shok tjetër që ka një të mirë në Roterdam; më 27 na e lë. E ka logon 111. Ja, të flas për foto.
1UN9CQ: Ok, më sill foton që t’i flas… Kjo është? Ma konfirmo.
I. Haxhiaj: Ajo është.
1UN9CQ: Po më thonë çunat: “Më sill një foto të shohim luspen, po të thyer, thuaji, vëlla”.
I. Haxhiaj: —
Më datë 12.02.2021, shtetasi Igli Haxhiaj dërgon disa foto të tjera të kësaj natyre.
1UN9CQ: Ja çova, sa të më kthejnë përgjigje. Pyete njëherë mos është e lamë…
I. Haxhiaj: Këto që të çova tani, më thotë që janë 100% “colo”, origjinale.
1UN9CQ: Ça vendi janë?
I. Haxhiaj: Roterdam, më duket, po të pyes fiks se është një shok tjetër ky.
5. Bisedë e datës 14.12.2020
Midis kodit pin HY67U7 (në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj) dhe kodit pin 8AIVIH.
8AIVIH: Çfarë çmimi ka në Hollandë? Më pyet një herë, sa për info.
I. Haxhiaj: Ok, dhe të them… Sa e ka çmimin kjo në BRC?… Në Hollandë nga 31.5 deri në 32.5 e kanë pas marrë këta çunat.
8AIVIH: BRC diku 30, 29.5 mundem.
I. Haxhiaj: Janë shumë në Barcelonë?
8AIVIH: 500, por mbase të jap sasi më të madhe në Hollandë, se duke i nxjerrë jemi…
Bisedë e datës 15.12.2020
8AIVIH: File Holland 29.5, është malli jonë…
I. Haxhiaj: Ja të flas vëllai direkt. A janë shumë?
8AIVIH: Vetëm që s’kemi shumë kile, se po shpërndahen… Hap gojën, sa do.
I. Haxhiaj: Në Barcelonë kush është që takon njerëzit? Se do me e pa njeri në Barcelonë… Dhe sa na e lë? Më jep një adresë…
I. Haxhiaj: File, po më i sjell nja 4–5 cope poshtë… A është mundësia me i sjell në Shqipëri?
8AIVIH: Unë jo. Unë t’i jap në Hollandë ose në Spanjë, pastaj shife vetë.
I. Haxhiaj: Në Hollandë ja të shoh; nga dreka do shkojë ky shoku në BRC që ta shohë…
Më pas, shtetasi Igli Haxhiaj dërgon një “audiofile” me këtë përmbajtje:
“File, për atë që të thashë për t’i sjellë këtej, thashë t’i merrja për vete, më kupton. Transport kam, por nuk e di për lekët: a duhen atje, a s’duhen, a mund të na presësh, a se di…”
8AIVIH dërgon një “audiofile” dhe i thotë:
“Për lekët s’është problem; m’i jep edhe në Tiranë, m’i jep diku. Po se di sa kohë duhet me prit pastaj, se duhen me lëviz gjërat, plus jemi gjithë bashkë, më kupton… Ato i rregullon vet pastaj. Merr sa të duhen ty dhe lekët i jep në Tiranë ose andej…”
Marrë nga Shqiptarja.com
KOHA JONË SONDAZH

