Bllokohet rruga Laç-Mamurras, banorët protestojnë për përmbytjet e përsëritura
Banorët e fshatit Gjorm, në Bashkinë Kurbin, dolën në protestë për shkak të përmbytjeve të vazhdueshme dhe dëmtimeve të shkaktuara në rrugë nga vërshimi i ujërave. Në shenjë indinjate ndaj mosveprimit të autoriteteve lokale dhe qendrore, ata bllokuan për disa minuta rrugën nacionale Laç-Mamurras, ku nuk munguan as përplasjet.
Sipas banorëve, përmbytjet e përsëritura shkaktohen nga mungesa e ndërhyrjeve në pastrimin dhe sistemimin e kanaleve kulluese, duke bërë që zona të përmbytet sa herë ka reshje të dendura shiu.
Në mbështetje të protestës ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Piroli, i cili u shpreh se Kurbinin e kanë lënë “në mëshirë të fatit”.
KOHA JONË SONDAZH

