Brunilda Mersini: Motoja jonë, Vlora të jetojë 365 ditë me intensitet të njëjtë

Kandidatja e Partisë Socialiste për kryetare të bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, e cilëson garën për zgjedhjet e pjesshme lokale si një sfidë personale dhe një mundësi për të kontribuar në ndryshimin e qytetit.

E ftuar në podcastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama,  Mersini theksoi nevojën për përkushtim dhe sakrificë për të sjellë ndryshime pozitive në qytet: “Njerëzit që duan ndryshime për mirë duhet të jenë të gatshëm të sakrifikojnë komoditetin dhe të përballen me realitetin e padrejtësisë dhe indiferencës. Ndryshe,  nuk ndryshon asgjë për mirë.”

Duke folur për atmosferën zgjedhore, Mersini vlerësoi angazhimin politik të qytetarëve vlonjatë:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vlora ka treguar gjithmonë kulturë demokratike dhe përgjegjësi qytetare. Zgjedhjet e 11 majit e dëshmuan këtë me 9 mandate për PS. Jam shpresëplotë që angazhimi do të jetë në të njëjtin nivel.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Mersini prezantoi moton e saj për qytetin: “Vlora të jetojë 365 ditë me atë intensitet që jeton gjatë sezonit turistik”,  duke theksuar nevojën për një standard të ri zhvillimi dhe për zgjidhjen e problemeve të përditshme të infrastrukturës:

“E duam Vlorën edhe në dimër me të njëjtin intensitet. Sfida ime është të ndërtoj një qytet më të pastër,  me ritëm të qëndrueshëm zhvillimi, ku të majtë e të djathtë bien dakord për nevojën e përbashkët për progres.”

Në përmbyllje,  Mersini u shpreh optimiste për rezultatin e zgjedhjeve: “Shpresoj të marr 80% të votave.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?