Burg të përjetshëm, Arben Grori vijon përballjet për rishikim të vendimit

Arben Grori i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit në Itali vijon përballjet me gjykatat për rishikim të vendimit. Grori i është drejtuar Gjykatës Penale të Tiranës me kërkesë për rishikim të dënimeve të huaja që ai ka kryer jashtë Shqipërisë. Për shkak se avokatët mbrojtës të Grorit nuk kanë paraqitur kërkesa, është cilësuar e pa pranueshme nga gjykata dhe është rrëzuar.

Që prej vitit 2019 Grori i ishte drejtuar gjykatave me kërkesë për të rigjykuar edhe një herë vendimin që njohu dënimin me burgim të përjetshëm të gjykatës italiane për vrasjen e Naim Zyberit. Çështja kaloi në disa shkallë të gjyqësorit dhe u shoqërua me shtyrje të njëpasnjëshme dhe largim të gjyqtarëve.

Arben Grori është dënuar për vrasjen e Naim Zyberit në vitin 1999 në një spital në Itali në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij. Ai gjithashtu është gjetur fajtor për trafik të lëndëve narkotike si pjesë e një organizate që vepronte në Itali.

SHKARKO APP