Bylykbashi uron nxënësit për vitin e ri: Shkolla më e vjetër e Elbasanit do të ristrukturohet

Deputetja e zgjedhur më 11 maj, Aulona Bylykbashi, ka uruar sot nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor nga shkolla 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Elbasan, një prej institucioneve më të vjetra dhe më me traditë të qytetit, nga e cila kanë dalë shumë prej figurave elitare të tij.

Në mesazhin e saj, Bylykbashi u ndal veçanërisht tek 26,500 fëmijët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, duke theksuar rëndësinë e arsimit si themel i së ardhmes. Ajo solli gjithashtu lajmin se shumë shpejt shkolla “Naim Frashëri” do t’i nënshtrohet një ristrukturimi total, që do t’i japë godinës kushte moderne dhe të denja për mësimdhënie.

“Ju uroj një vit të mbarë shkollor, plot dije, energji dhe suksese. Fëmijët tanë janë e ardhmja dhe ne kemi detyrimin t’u ofrojmë mundësi sa më të mira për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu, në qytetin tonë”, u shpreh Bylykbashi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputetja nënvizoi se investimet në arsim mbeten prioritet dhe se do të punojë që Elbasani të ketë shkolla shembull, ku tradita ndërthuret me standardet më bashkëkohore.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?