Celibashi: Testi i numërimit me Inteligjencë Artificiale, një sukses për KQZ-në

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, vlerësoi si të suksesshëm testimin e Inteligjencës Artificiale (IA) në procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave në zgjedhjet për bashkinë e Tepelenës.

Në një konferencë për shtyp, Celibashi deklaroi: “Testi i kryer dje ishte i suksesshëm dhe përmbushi pritshmëritë e KQZ-së.”

Fletët e votimit u lexuan dhe u analizuan në kohë reale nga sistemi kompjuterik me IA, duke prodhuar rezultate thuajse identike me numërimin fizik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Celibashi theksoi se përdorimi i IA nuk e zëvendëson rolin e komisionerëve, por mund të jetë një ndihmë e vlefshme për rritjen e efikasitetit dhe transparencës.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur nëse teknologjia mund të përdoret në zgjedhjet vendore të vitit 2027, Celibashi u shpreh pozitiv: “Do të ishte e udhës që të përdorej.”

Megjithatë, ai nënvizoi se për ta bërë përdorimin e Inteligjencës Artificiale zyrtar, nevojiten ndryshime në Kodin Zgjedhor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?