Çfarë pritet nga moti? Shiu rikthehet në veriperëndim dhe dëborë në Alpe

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, megjithëse parashikohen zhvillime lokale të motit në disa zona.

Paraditja pritet të karakterizohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të herëpashershme në shumicën e territorit. Në orët e pasdites pritet riaktivizim i reshjeve të shiut, kryesisht në zonat veriperëndimore dhe perëndimore të vendit, me intensitet të ulët deri mesatar.

Ndërkohë, në zonën e Alpeve reshjet parashikohen në formë dëbore gjatë pasdites dhe mbrëmjes, gjithashtu me intensitet të ulët. Në këto zona shikueshmëria pritet të reduktohet gjatë orëve të mëngjesit, sidomos përgjatë luginave dhe gjatë momenteve kur aktivizohen reshjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në jug të vendit, pas mesditës pritet ndërprerja graduale e reshjeve dhe stabilizim i kushtet atmosferike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i përket parametreve të tjerë meteorologjikë, era do të fryjë nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të forcohet përkohësisht, duke arritur deri në 20 m/sek. Për pasojë, valëzimi në det pritet të arrijë deri në 3–4 ballë.

Institucionet meteorologjike këshillojnë drejtuesit e automjeteve të tregojnë kujdes në zonat malore dhe luginore për shkak të reduktimit të shikueshmërisë dhe rrëshqitjeve të mundshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?