Cili politikan do të arrestohet nga SPAK? Kreshnik Spahiu: Ata që akuzohen për vrasje, jo për korrupsion
Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se çështjet e hapura në një javë të vetme në SPAK janë ndikim i presionit të SHBA-së përmes ambasadores Yuri Kim në Tiranë. Ai flet edhe se kush mund të arrestohet. Për të ata që akuzohen për vrasje, ata do arrestohen të parët.
“Nga dita që Yuri Kim tha se politikanët shqiptarë nuk po i zë gjumi se kush do arrestohet i pari, brenda 7 ditësh kemi 5 çështje penale. E para ndaj Mediut për Gërdecin, e dyta Shkëlzen Berisha, e treta gjykata që kërkoi hetimin e pasurisë së Metës për thesarin, e katërta Lulzim Basha për financimet ruse, Edi Ramën që doli zbuluar nga gjykata amerikane dhe e gjashta kaseta e audiopërgjimit të gardës, ku thuhej se urdhri për të qëlluar ishte nga lart, pra nga Berisha. 6 çështje në 7 ditë.
Të gjashta janë ndezja e fitilit të Uashingtonit në Tiranë. SHBA po mbyll një misionin përmes Yuri Kim, të cilës ndaj ja zgjati edhe mandatin në Tiranë.
Jam i sigurt që do avancohet me çështjet, jam i sigurt që do vihen në hetim politikantë më të lartë, por s’jam i sigurt për masën e sigurimit, në gjendje të lirë apo arrest me burg. Ata që akuzohen për vrasje, jo për korrupsion, ata do arrestohen të parët”, tha Spahiu për “Euronews Albania”.