Dalja e Lumit Vjosa nga shtrati përmbyt edhe fshatin Mifol

Dalja e lumit Vjosa nga shtrati ka përmbytur edhe fshatin Mifol në Vlorë, ku uji ka arritur në kuotat mbi argjinaturë, duke rrezikuar banesat në atë zonë. Me situatën gjithnjë e më kritike, shtabi i Emergjencavë të Vlorës, i mbledhur në Novoselë, njoftoi urdhrin e evakuimit. Forcat e ushtrisë dhe emergjencave civile, që prej paradites, u angazhuan në ndihmë të banorëve të bllokuar në banesat e përmbytura. Në fshatin Fitore të Vlorës, Vjosa kapërceu mbi të uren e vjeter. Qarkullimi u bllokua përkohësisht te rruga e vjetër Levan-Vlorë pasi Vjosa doli mbi rrugë.

Situatat në zonat e tjera

DURRËS

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Durrës u shënua viktima e parë nga moti i keq. Një 54-vjeçar, Astrit Hysenaj, ka humbur jetën pasi e ka marrë rrjedha e kanalit në zonën e ish-repartit ushtarak. Trupi i pajetë u gjet nga polumbarët e Reneas. Lumi Erzen ka dalë nga fshati duke përmbytur dhjetëra hektarë toke dhe duke rrethuar banesat në Katund të Ri. Në këtë zonë, si edhe në Sukth ka nisur evakuuimi i banorëve. Deri më tani, perllogariten mbi 1 mijë banesa të përmbytura në Durrës, rreth 335 biznese janë dëmtuar dhe mbi 300 banorë janë evakuuar në Konvalishencë.

Swiss Digital Mobile Reklama

LEZHË

Rreth 3000 ha tokë bujqësore janë nën ujë në Lezhë; është bërë evakuimi i dy familjeve; rreth 100 banesa janë të rrethuara nga uji. Po punohet për mbylljen e çarjes së argjinaturës në lumin Droje, fshati Dukagjin.

SHKODËR

Rritje të nivelit të ujit në fshatin Obot, me rreth 60 cm ujë mbi rrugën kryesore. Qarkullimi bëhet vetëm për mjete të tonazhit të lartë. 15 banesa të rrethuara nga uji në Vaun e Dejës; në disa fshatra të Malësisë së Madhe ka rugë të bllokuara dhe prezencë uji; në bashkinë Fushë-Arrëz janë evidentuar shkarje dherash dhe rënie gurësh, prezencë e shtuar e ujit në rrugët autorurale, që kanë shkaktuar dëmtime.

Akset me prezencë bore

Akset rrugore në zonat malore në qarqet Shkodër, Korçë, Kukës, Gjirokastër, Dibër, si dhe Rruga e Arbërit, Rruga e Kombit dhe Llogaraja, kanë prezencë dëbore në rrugë. Në këto akse është i detyrueshëm përdorimi i gomave dimërore dhe i zinxhirëve, për të shmangur përfshirjen në ngjarje rrugore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?