10 mijë faqe prova nga SPAK për zv/kryeministren

Anëtarët e këshillit morën në dorëzim USB me rreth 10 mijë faqe prova të siguruara nga SPAK kundër Ballukut.

Gazment Bardhi theksoi se skenari i kyçjes së USB-së dhe shtyrjes së mbledhjes ishte një alibi për Ballukun, duke pretenduar se ajo nuk kishte lexuar materialin e plotë. Ai shtoi se kjo vonesë tregon se kryeministri Edi Rama ende nuk ka vendosur për fatin e Ballukut dhe po fiton kohë për t’u njohur me dosjen. Kërkesa për shtyrjen e mbledhjes për një muaj, deri më 20 janar, u cilësua qesharake nga Bardhi, i cili paralajmëroi se çdo vonesë mund të rrezikojë provat ose të çojë në intimidimin e dëshmitarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?